Lajme

05 October 2018

Albatrit Muqiqi sërish baba, bashkëshortja e tij në pritje të binjakëve

Këngëtari mjaft i  njohur Albatrit Muqiqi, i cili i ka munguar skenës muzikore shqiptare me produksionet e tij muzikore ka për gjithë fansat një lajm shumë të mirë. Ai dhe bashkëshortja e tij Egzona do bëhen sërish prindër.

Çifti kurorëzuan lidhjen e dashurisë në martesë dy vjet më parë dhe janë prindër të një vajze, Amelia, e cila shumë shpejt do të jetë motra e madhe jo vetëm e një, por e dy vëllezërve ose motrave, kjo sepse Egzona është në pritje të binjakëve.

Ka qenë vetë Egzona, e cila   ka konfirmuar shtatzëninë përmes disa fotografive të postuara në llogarinë saj në Instagram.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com