Të gjithë janë duke qeshur me situatën e Donald Trump teksa ngjitej në avion
Të gjithë po qeshin me situatën që kaloi presidenti i Amerikës, Donald Trump, por ai e kuptoi arsyen vetëm përmes internetit. Një letër higjienike i kishte ngelur në këmbën e majtë, në momentin kur Trump po ngjiste shkallët e avionit në Aeroportin e Minneapolis-Saint Paul.
Kur u ngjit në krye të shkallëve, ai u kthye dhe i dha një përshëndetje me dorë turmës por pa e kuptuar situatën. Letra higjienike u shkëput nga këmba e tij, në momentin kur ai hyri në kabinë. Katër njerëz të tjerë u ngjitën pas Trump, dhe njëri prej tyre e largoi letrën.