Nicki në familjen time ushtrohej dhunë: Mbuloja mamin me krahë që ta mbroja nga babai
Reperja ka publikuar dy video nga dokumentari I saj I ardhshëm “Queen”. Në një nga këto video ajo u ka treguar fansave të saj, jetën e saj aspak të lehtë dhe dhunën me të cilën është hasur në familje. Nicki rrëfen sesi kur ishte e vogël ajo përpiqej të mbronte nënën e saj nga dhuna e të atit.
“Ndoshta disa njerëz më konsiderojnë si të bezdishme sepse unë u betova që nga ajo moshë se asnjë njeri nuk do të abuzonte kurrë me mua, të thërriste emrin tim apo të më trajtonte ashtu,Dhe papritur kjo ishte jeta ime.”
Në një video tjetër reperja tregoi qe jo vetëm në familje është hasur më dhune, por ajo gjithashtu është përfshirë në një marrëdhënie dashurie abusive e cila ndikoi në aftësinë e saj për të bërë muzikë.
“Si do të mund të inspiroja të tjerët kur nuk kisha asgjë për të dhënë,”-tha 35-vjeçarja. “E lashë atë që të më ulte aq shumë saqë nuk mund të kujtoja madje se kush isha. Kisha frikë të shkoja në studio. Nuk besoja tek vetvetja.”
Zhvendosja në Miami e ndihmoi dhe më pas u kthye në New York për të realizuar hite si “Coco Chanel” dhe “Good Form” që janë pjesë e albumit të saj “Queen” të lëshuar në gusht .
Ndërsa Minaj nuk ka zbuluar një datë se kur do të dalë dokumentari i saj ‘Queen’, ne shpresojmë që në nkëtë dokumentar të na zbulojë dhe emrin e personit i cili e ka dhunuar