Jonida Maliqi ndryshon sërish look dhe duket e lumtur me këtë fakt
Jonida Maliqi nuk heziton asnjëherë që të ndryshojë look-un e saj dhe të eksperimentojë me pamjen. Edhe së fundmi këngëtarja është shfaqur me një model të ri flokësh ku duket shumë më ndryshe.
Jonida në profilin e saj në Instagram ka prezantuar modelin e ri të flokëve dhe duket se qenka frymëzuar nga vitet ’20. Ajo ka zgjedhur ti presë flokët dhe të rikthejë baluket. Ajo shfaqet shumë e buzëqeshur dhe duket se modeli i ri i flokëve i ka pëlqyer.