Justin Timberlake i jep këshilla bashkëshortes së tij se si të vishet…
Justin Tibmerlake dhe Jessica Biel janë një ndër çiftet më interesantë të Hollywood-it. Justin është një bashkëshort shumë i përkushtuar, madje shpeshherë i jep këshilla Jessica se si të vishet, sidomos kur vjen fjala tek këpucët e saj.
Në një intervistë për revistën People, këngëtari ka treguar se ai është “fajtori” për këpucët dhe atletet e aktores. “Blej shumë këpucë për të. Më pëlqejnë këpucët e femrave”, shprehet aktori.
Ai ka theksuar se është i vetëdijshëm se në tapetin e kuq, të gjithë e shikojnë bukuroshen, prandaj ai nuk dëshiron që ajo të mos duket bukur. Ndërkohë, edhe vet Timberlake pohon se gjithmonë përpiqet të duket bukur në daljet publike.