Familja Beckham kalojnë fundjavën së bashku dhe duken mjaft bukur
E ku mund ta kalosh më bukur fundjavën sesa pranë familjes. Të njëjtën gjë ka bërë edhe çifti Beckham. Ata kanë kaluar fundjavën së bashku në një vend të mrekullueshëm.
E gjithë familja e tyre ka shëtitur për të parë një ujvarë të vogël në një destinacion të paditur për publikun si edhe të gjithë së bashku kanë shijuar një ditë plazhi. Ata nuk kanë ngurruar të postojnë edhe foto në rrjetet sociale ku duken vërtet bukur. Edhe pse Victoria nuk shihet në foto ajo ka qenë pas aparatit fotografik.