Pasi u dyshua për gjuajtje me armë, ndërpritet koncerti i Lil Wayne
Nuk ka shkuar si duhet koncerti i fundit i Lil Wayne pasi performanca e tij në Festivalin A3C në Atlanta është ndërprerë, pasi që dikush nga publiku ka thënë se ka dëgjuar gjuajtje me armë. Sipas “The Guardian”, kjo gjë ka nxitur panik te të pranishmit, të cilët janë përpjekur që të largohen nga hapësira ku është mbajtur koncerti.
Nga paniku i krijuar dhe nga përpjekjet për tu larguar nga vendi i ngjarjes janë lënduar 12 njerëz. Në njoftimin e policisë së Atlantas thuhet se nuk është gjetur asnjë armë. Lil Wayne, ka thënë se shpreson që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.