Lajme

09 October 2018

Pas dy vitesh martesë këngëtari shqiptar i jep fund lidhjes ?

Veprimet e fundit të këngëtarit të njohur shqiptar, Besart Halimi i ka bërë të gjithë të dyshojnë ai i ka dhënë fund martesës me bashkëshorten Ilirjana Podrima. Ata janë martuar në vitin 2016 dhe gjithmonë janë shfaqur mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit dhe kanë edhe një vajzë të quajtur Kaia.

Ata kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram. Por për të mos lejuar spekulimet e ndryshme vetë këngëtari ka thënë se s’ka të bëjë me ndarje, por me një veprim të ngutshëm.

“Në çdo çift ka mosmarrëveshje, nuk ka të bëjë asgjë me fundin e martesës. Veprimi në Instagram ndoshta është i nxituar, por s’ka të bëjë me shkurorëzim, thjeshtë mosmarrëveshje”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com