Lajme

09 October 2018

Busy Philipps akuzon aktorin e njohur për sulm të dhunshëm ndaj saj

Në librin e saj të ri, aktorja Busy Philipps thotë se ajo është sulmuar fizikisht në vitin 1999 nga James Franco, të cilin e quan një “ngacmues të ndyrë”. Pra në këtë mënyrë, aktori mjaft i njohur i Hollivudit, është akuzuar për një sulm të dhunshëm.

Sipas “Radar Online”, Philipps pohon se ngjarja ndodhi kur ajo dhe Franko po xhironin një skenë për filmin “Freaks and Geeks”. Edhe pse ishte menduar që në kuadër të rolit, aktorja duhet ta godiste lehtë Franco-n, ky i fundit iu kundërpërgjigjtë dhe u përplas me aktoren. “Ai më kapi në të dy krahët dhe më bërtiti në fytyrë. Mos më prek kurrë më, dhe më hodhi në tokë”.

Të nesërmen James Franko i kërkoi falje, sespe kështu ishte udhëzuar, por nuk u dënua aspak për veprimet e tij është shprehur aktorja.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com