Look-u i Tunës për klipin e ri do t’ju mahnisë…
Këngëtarja Tuna duket se do të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor shqiptar. Ajo është drejt përfundimit të klipit të rradhës dhe duket se do vijë shumë më ndryshe se zakonisht. Tuna përmes profilit të saj në Instagram ka bërë të ditur pamjen e saj në këtë klip.
Për veshjen e saj është përkujdesur stilistja Nange Magro, e cila është autore e shumë veshjeve të figurave të njohur botërore si Madonna, Nicky Minaj dhe Kylie Jenner. Në foton e publikuar Tuna ka zgjedhur të mbajë veshur një kostum të verdhë Lateksi, të cilën e ka kombinuar edhe me ngjyrat e make up-it.