Pasi u sulmua nga disa persona të panjohur, flet për herë të parë Faton Shoshi
Menaxheri i njohur Faton Shoshi, është përfshirë ditën e djeshme nga një incident i pakëndshëm në Prishtinë. Ai është sulmuar dje rreth orës 23:00 dhe është dërguar në spital, pasi ka pësuar disa dëmtime të lehta në trup.
I pyetur për këtë ngjarje, Faton është shprehur se nuk ishte asgjë serioze. “Nuk ishte asgjë, diçka e vogël. As nuk mundën të më afroheshin, nuk më ka ndodhur asgjë. Kanë tentuar, por nuk mundën, pasi kisha shokët me vete. Ishin me maska dhe nuk i njoha, por isha me disa shokë, ata ndërhynë dhe nuk mundën të më bënin gjë”, shprehet Shoshi.