Brokoli ,ushqimi i cili nuk duhet të mungojë në tryezën tonë
Tashmë dihet që brokoli është nga ushqimet më të shëndetshme, me bazë bimore, por konsumimi i kësaj perimeje mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.
1.Mbrojtja kundër dëmtimit të qelizave
Brokoli përmban glukozinolate dhe vitaminë C, të cilat kanë treguar se luftojnë stresin oksidativ.
2.Përmirësimi i sheqerit në gjak
Brokoli përmban sulforafan, i cili mund të pengojë prodhimin e glukozës dhe të përmirësojë nivelin e sheqerit në gjak.
3.Zvogëlon rrezikun ndaj kancerit
Dietat e pasura me brokoli mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit në shumë inde, duke përfshirë mushkëritë, fshikëzën dhe prostatën.