Lajme

11 October 2018

Bebe Rexha me “mbretin dhe mbretëreshën”

Të martën është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “American Music Awards”.

Kjo mbrëmje nderoi me çmime shumë artistë, ndër ta më të shpërblyerat ngelën këngëtaret Camila Cabello dhe Taylor Swift, me gjithsej nga katër çmime.
Në AMA nuk munguan edhe tri këngëtaret e suksesshme shqiptare: Rita Ora, Dua Lipa, dhe Bebe Rexha, të cilat shkëlqyen me dukjen e tyre në tapetin e kuq.
Si një mbrëmje që mbledh yjet, këngëtarët kanë pasur rastin që më shumë se kurrë të takohen me kolegët e tyre.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, realizoi një fotografi me artisten e famshme, Jennifer Lopez, dhe të dashurin e saj, Alex Rodriguez.
Në fotografin e publikuar në Instagram, ajo i ka quajtur ata mbret dhe mbretëreshë, duke treguar kështu se ka një simpati të veçantë për ta.

“Me mbretëreshën dhe mbretin”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e fotografisë.

View this post on Instagram

👑 With the Queen and king 👑

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com