Lajme

12 October 2018

Përqafimi i Kanye West me presidentin Donald Trump nuk duhet humbur

Padyshim reperi Kanye West e bëri ëndrrën realitet. Ai vizitoi Shtëpinë e Bardhë dhe si duket nga gëzimi, iu hodh menjëherë në qafë të zotit të shtëpisë, presidentit amerikan Donald Trump. I veshur me të zeza, reperi mbante në kokë kapelen e kuqe ikonë të Trump, ku është gdhendur: “Ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme sërish”.

Fillimisht takimi i parë ishte në dhomën ovale, ku Kanye nisi të fliste pa pushim për reformën e armëve, si të ndalin dhunën në qytetin e lindjes së tij, Chicago dhe të krijohet mundësia e vendeve të reja pune. Ai risolli në bisedë edhe amendamentin e 13 për të cilin u kryqezua pak ditë më parë nga “Twitter” dhe u detyrua ta mbyllte.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com