Ronela Hajati rrëfen se si ka qenë viktimë e bullizmit deri në gjimnaz
Ronela Hajati në një intervistë të dhënë së fundmi ka rrëfyer mjaft detaje interesante për jetën e saj. Ajo ka rrëfyer se ka qenë, një fëmijë shumë i qetë në shkollë, e cila i ishte përkushtuar gjithmonë librave por gjithashtu ka qenë viktimë e bullizmit deri në vitin e dytë gjimnaz.
“Isha ajo vajza që rrinte në bankë të parë, më thoshte familja mëso gjithë kohës Isha me një palë syze, me tek vetull, flokët ishin të krehura si Elton Deda, ashtu të gjata se kam qenë metalare. Prandaj gjatë 8-vjeçares dhe deri në vit të parë e të dytë gjimnaz kam përjetuar bulizmin”,tregoi Ronela.
Por si për habinë e të gjithëve, Ronela i përgjigjej autorëve të bullizmit, duke i kënduar për tetë vite rrjesht të njëjtën këngë në orën e muzikës.
“Kam qenë shumë e vecuar, por në aktivite merrja pjesë. Mund të them se të gjithë ata që janë talluar me mua, ia kam nxirë jetën në orë të muzikës, këndoja vetëm një këngë 8 vjet rresht dhe jam shumë e lumtur që ia kam bërë këtë. Këngën e Titanikut”.