Lajme

16 October 2018

Aktori turk Tolgahan: Para se të njihja Almedën isha gjaknxehtë dhe impulsiv

Shumë kanë shkruar për dashurinë dhe e kanë përkufizuar si forcën lëvizëse që arrin të ndryshojë mënyrën si ti je dhe të sjell një këndvështrim të ri. Dashuria ka ndryshuar edhe karakterin e aktorit të njohur turk Tolgahan. Ai prej shumë kohësh është i lidhur me modelen shqiptare Almeda Abazi.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Tolgahan ka zbuluar se para se të njihte dashurinë e jetës së tij, ishte agresiv por Almeda e ka ndryshuar. “Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Madje, mund të them se ndonjëherë mund të tregohesh edhe agresiv, gjithmonë në kontekstin verbal të agresivitetit.

Por, falë Almedës kam ndryshuar. Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj”, shprehet aktori.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com