Nje ndarje 3 ditore për shkak të paragjykimeve… ja se cfarë thotë Sara Hoxha
Sara Hoxha e intervistuar nga bashkëshorti I saj Ledion Liço ka ndarë me publikun një moment shumë të vështirë në jetë e saj. Ditën që lidhja e saj u bë publike…E pyetur nga Ledioni nëse do donte të tregonte momentin që gati sa janë ndarë Sara është përgjigjur kështu:
L: A do e tregosh momentin që ne gati jemi ndarë?
S: Kur historia jonë u bë publike dhe doli në çdo faqe online, unë isha në gjendje shoku. Nuk isha gati. Isha vetëm 18 vjeç, në një lidhje me dikë 10 vite më të madh se unë, që punonte tek kompania e familjes sime. Jemi ndarë për 3 ditë. Atëherë mendoja që ky ishte fundi. Une isha një njeri shumë privat, ndërkohë kush nuk më shkruante për këtë histori. U futa në gojën e të gjithëve brenda natës, ishte e papritur dhe nuk e kapërdija dot.
L: Po kush mendon se e ka vuajtur më shumë publikisht dhe profesionalisht bërjen e lidhjes publike?
S: Ti më shumë se unë, sinqerisht. Dhe për këtë më vjen keq. Por vetë zgjodhe gocën e pronares (qesh).