Lajme

16 October 2018

Aktorja e njohur ia ndalon vajzës të shohë “Hirushen” për një arsye të veçantë

Aktorja e njohur, Keira Knightley dëshiron që vajza e saj të ndjekë hapat e saj dhe të bëhet një heroinë e vetvetes. Diçka të tillë ajo e ka konfirmuar edhe në intervistën e saj të fundit. Ajo zbuloi se ia ka ndaluar vajzës 3-vjeçare të shohë dy filma vizatimorë shumë të dashur për fëmijë, klasikët e Disney-t, “Hirushja” dhe “Sirena e Vogël” sepse femrat shpëtohen nga burrat.

Gjatë intervistës së saj me Ellen, aktorja u shpreh se do të mbështeste vajzën e saj në çdo gjë që dëshiron të bëjë me karrierën e saj të ardhshme por ia ka ndaluar ta shohi “Hirushen”, sepse filmi flet për një vajzë që pret një djalë të pasur të vijë ta shpëtojë.
“Ajo gjithashtu e ka të ndaluar të shohë “Sirena e vogël”! Mos e humb zërin për një burrë! Megjithëse me pëlqejnë këngët e filmit”, shprehet Keira.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com