Pas ankesave për shërbimin në avion, ekuipazhi lë jashtë aktoren amerikane
Aktorja amerikane Tara Reid është përzënë nga një avion pasi, sipas stafit, shkaktoi shqetësim te pasagjerët e tjerë pak përpara nisjes së fluturimit.
Lajmin e bën të ditur TMZ. Sipas kësaj media, Reid donte të ishte në një vend pranë dritares dhe nisi të bërtiste.
Pasi nuk ia dolën që ta qetësonin, pjesëtarët e stafit vendosën që ta përzinin nga avioni, së bashku me qenin e saj. Fluturimi nga u përjashtua aktorja kishte pikënisjen nga Los Angeles dhe destinacion New York. Aktorja e The American Pie gjithsesi pas këtij incidenti arriti të merrte një avion tjetër.