Johnny Depp konfirmon rikthimin e tij në ‘Fantastic Beasts 3’
Johnny Depp ka konfirmuar se do të kthehet në Fantastic Beasts 3, prodhim që pritet të fillojë në mes të vitit të ardhshëm.
Aktori tha se e dashuronte rolin e tij dhe mezi po pret që të fillojë xhirime për filmin e tretë.
Në një intervistë me Collider të martën, 55-vjeçari tha: “Mundësitë në atë botë janë të hapura, kështu që mund të provoni me të vërtetë çdo gjë. Dhe mezi po pres xhirimet e radhës.”
Pjesëmarrja e Depp në rolin e Gellert Grindelwald u vu në dyshim për shkak se fansat shprehën zhgënjim ndaj yllit të Hollywood pasi ky i fundit u akuzua për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja Amber Heard. Por edhe pasi ishin ngritur disa akuza ndaj tij, të cilat mesa duket u vërtetuan që ishin të kundërta.
Dhe mesa duket regjisori David Yates vendosi që t’i rijapë rolin aktorit.