Pritjes i erdhi fundi, rikthehet Angelie Jolie me një projekt të ri filmik
Prej plot 2 vitesh aktorja hollivudiane kishte lënë pas dore cdo projekt për shkak të angazhimeve e ndodhive të njëpasnjëshme si: ndarja me ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt, sëmundja, rënia e drastike në peshë, përkushtimi tek fëmijët etj.
Tani cdo gjë ka marrë rrjedhën e duhur dhe aktorja rikthehet duke pranuar rolin në filmin “Come Away”,ku do të mëshiroj rolin e një gruaje me emrin Rose.
Kolegu i saj, David Oyelowo, publikoi në llogarinë personale në Instagram një fotografi të përbashkët të kastës së aktorëve dhe shumëkush është habitur me pamjen e aktores së famshme.
Për shkak të rolit, Angelina ka një paruke kaçurrel, një fustan të zi, dhe krijuesit e maskave kanë bërë që ajo të duket pak më e vjetër.
“Filmi mbaron, nuk mund të presim që ta ndajmë këtë ri-imagjinatë magjike të Alice në Wonderland dhe Peter Pan,” shkroi aktori në Instagram