Single apo e lidhur? Kida tregon të vërtetën
Kida është një ndër këngëtaret më të dashura të skenës sonë me produksione muzikore mjaft të suksesshme. Ajo ështӕ mjaft active në rrjetet sociale me postime të ndryshme por asnjëherë nuk ka ndarë për fansat detaje nga jeta private.
E pyetur nëpër intervista nëse është apo jo në një lidhje dashurie ajo gjithmonë është përgjigjur se është krejtësisht e fokusuar tek muzika. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja edhe njëherë është shprehur se është shumë e angazhuar me karrierën e saj profesionale.
Por nuk e ka mohuar faktin se do të ishte shumë mirë nëse do të ishte e dashuruar. Kida e pranon se ka nevojë për dashuri por mbetet ende e fokusuar tek puna dhe po e shijon kohën e saj vetëm.