Lajme

17 October 2018

Më shpejt nga sa mendohej, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas do i drejtohen altarit

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas kanë vendosur të martohen dhe madje shumë më shpejt seç mund ta keni menduar. Sipas burimeve ata do të martohen muajin e ardhshëm, në një festë e cila mendohet se do të zgjasë tre ditë.

Për ”Entertainment Tonight”, Priyanka ka folur për fustanin e nusërisë duke u shprehur se: Gjithmonë kam dashur që fustani që do të vesh  të jetë i bukur dhe i rehatshëm”.

Ndërsa sipas “Times of India” çifti i njohur do të fillojnë ceremoninë e celebrimit më 30 nëntor deri më 2 dhjetor, në një kështjellë luksoze në Jodhpur të Indisë. Sipas po të njëjtit burim ata kanë ftuar rreth 200 persona në ditën e tyre të madhe në vendin përrallor.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com