Lajme

18 October 2018

Nicole Kidman: Martesa me Tom Cruise ishte zgjedhja e duhur, më ka mbrojtur nga keqtrajtimi seksual

Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja e famshme Nicole Kidman, ka thënë se martesa me Tom Cruise në vitet e nëntëdhjeta, e ka mbrojtur atë nga keqtrajtimet seksuale në fillimet e karrierës së saj.

“U martova shumë e re, por definitivisht nuk ishte fuqi për mua, por mbrojtje. U martova për dashuri, ndërsa duke qenë e martuar me  një njeri të fuqishëm, më ka mbrojtur nga keqtrajtimi seksual”, shprehet Kidman. Gjatë lidhjes së tyre ata adoptuan dy fëmijë dhe u shkurorëzua në vitin 2001.

Kur është fjala për lëvizjen “Me Too”, Kidman thotë se edhe vet është përballur me shqetësime seksuale gjatë karrierës, mirëpo nuk ka dashur të japë detaje të tjera.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com