Dua Lipa: ” Bashkëpunimi me Chriss Martinin, një ëndërr e plotësuar”
Duke folur për Billboard, Lipa zbuloi se ishte një ëndërr e plotësuar bashkëpunimi me Martinin dhe se fillimisht ishte inkurajuar nga një grua që punon me bendin t’i dërgojë ndonjë këngë që kishte realizuar ndër vite.
“Unë vetëm mendova se ajo ishte e sjellshme”, tha Lipa. “I kam dërguar disa këngë të panjohura nga albumi im, pastaj mora një email ku shkruante ‘Oh, Chrisit me të vërtetë i pëlqejnë punimet tua, pse nuk po vjen në studio e Malibus’ ?”.
“Unë këndoja atë që kisha dhe e pashë atë duke vallëzuar rreth dhomës”, vazhdoi ajo. “Duke shkruar titujt e këngëve, vetëm duke dëgjuar gjithçka dhe duke qenë me të vërtetë i vëmendshëm, kjo ishte shumë surreal”, shtoi Dua.