Bebe Rexha i del në mbrojtje mikut të saj: Lëreni të shkretin të bëjë atë që dëshiron
Së fundmi, këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka organizuar një festë “Halloween-i” me miqtë e saj. Në këtë festë të pranishmit kishin zgjedhur të vishnin kostume të ndryshme dhe njëri prej tyre vendosi të vishte një veshje karakteristike meksikane.
Shumë prej ndjekësve kritikuan zgjedhjen e tij dhe madje fajësuan këngëtaren shqiptare, se përse e kishte pranuar në festën e saj, pasi ky është një veprim tejet racist.
Por në një intervistë për “TMZ” nga aeroporti i Los Angeles, Bebe Rexha ka sqaruar gjithë situatën ku kërkoi të gjithëve të qetësohen sepse nuk ka asgjë për t’u alarmuar.
“Lëreni të shkretin të bëjë atë çfarë dëshiron sepse ai është i lumtur dhe krenar që është meksikan”, shprehet Bebe.