Genc Prevlukaj dhe Eni Koci thonë “Harrove” në këngën e re
Ashtu sikurse kishin paralajmëruar, Genc Prevlukaj dhe Eni Koçi kanë publikuar projektin e ri muzikor. “Harrove”, titullohet kënga më e re e dyshes, e cila është shoqëruar me një video mjaft të veçantë.
Për tekstin e këngës janë përkujdesur vetë këngëtarët ndërsa video është realizuar nga Black Fish Entertainment. Eni vjen mjaft atraktive në klipin e ri dhe e kuruar në çdo detaj teksa tërheq vëmendjen edhe me veshjen e zgjedhur.