Në sajë të mbështetjes për ish-futbollistin e San Franciscos, Colin Kaepernick, Rihanna refuzon të performojë
Ish-futbollisti i San Franciscos, Colin Kaepernick, u bë i njohur me një veprimi gjatë një ndeshje, kur u ul në gjunjë gjatë intonimit të himnit kombëtar amerikan para fillimit të ndeshjes, në shenjë proteste ndaj brutalitetit kundër amerikanëve me ngjyrë dhe pabarazisë racore.
Futbollisti protestën e filloi në vitin 2016 dhe shembulli e tij e pasuan edhe shumë sportistë të tjerë, por janë kritikuar vazhdimisht nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili kërkonte dënim të ashpër.
Një burim i afërt me këngëtaren thuhet se i tha revistës US Weeklu se Rihanna “nuk pajtohet me NFL-in”. Në ndeshjen finale të NFL, më 3 shkurt në Atlanta, do të performojë bendi Maroon 5, ku do të këndojë disa këngë dhe hite.
Menaxhmenti i American Football League (NFL) nuk pranoi të komentojë rreth shkrimeve se këngëtarja Rihanna hodhi poshtë mundësinë që të perfomojë në pushimin midis dy pjesëve të finales në Super Bowl.