Lajme

19 October 2018

Butrint Imeri paralajmëron këngën e re me titull “Kush”

Këngëtari i njohur Butrint Imeri, ka qenë shumë aktiv gjatë verës me projekte dhe koncerte të shumta. Së fundmi, ai ka paralajmëruar se ka gati për fansat e tij edhe një tjetër këngë të re.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Butrinti shfaqet në Liqenet e Rugovës, vendi ku duket se edhe ka kryer xhirimet e klipit të ri.

Ai ka zbuluar ndër të tjerash edhe titullin e këngës së re, që do të quhet “Kush”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com