7 muaj pas vdekjes së futbollistit të njohur, bashkëshortja e tij ende nuk e pranon dot humbjen
Ishte data 4 mars e këtij viti kur futbollisti Italian, Davide Astori u nda tragjikisht nga jeta pasi zemra e tij pushoi së rrahuri gjatë kohës që ishte në gjumë.
Ka qenë një periudhë e vështirë për bashkëshorten e tij Francesca Fioretti, e cila pas 7 muajsh heshtje ka dhënë një intervistë për “Corriere della sera” ku rrëfen sesi dhimbjen e ka kthyer në forcë, për vogëlushen e saj Vittoria.
Ashtu siç shprehet edhe vetë Francesca jeta u tregua e padrejtë me vajzën e sa,j e cila nuk mund ta ketë pranë babain e saj. Nga ana tjetër, ajo nuk i fsheh lotët dhe dhimbjen dhe tregon se po mbahet fort tek kujtimet që ata kishin të tre, si familje. Ajo nuk e pranon dot faktin që ai u largua ashtu.
“Nuk e di se çfarë ma dha forcën për të ecur përpara dhe të merresha më prioritetin tim të vetëm: time bijë. Lotët e mi do vazhdojnë dhe do t`i ndaj me Vittoria-n, por duhet t`i lë të kuptojë që nuk janë lot dëshpërimi. Janë lot emocioni, emocion që vetëm kujtimet më të bukura mund të ta krijojnë. Dukej si një përrallë e keqe, ishte fundi i të gjitha projekteve që kishim bërë bashkë. Ishim vërtetë të lumtur”, thotë Fioretti.