Rita Ora publikon foto nga fëmijëria, dedikim emocionues motrës
Jo vetëm këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, është vënë në qendër të mediave, kjo pasi shpesh vëmendje të madhe kanë rrëmbyer edhe familjarët e saj. Motra e saj e madhe, Elena Ora, është gjithashtu një emër mjaft i njohur për publikun, kjo pasi tash e sa kohë ajo kryen detyrën e menaxheres së Ritës.
Elena sot feston ditëlindjen e saj, dhe me këtë rast urimet dhe befasitë e shumta për të nuk kanë munguar. Rita vendosi që t’i bëjë asaj një dedikim emocional në rrjetin social Instagram, ndërsa ka publikuar një sërë fotografish nga fëmijëria e tyre.