U mendua se do ishte pjesëmarrës në Kënga Magjike! Ylli Limani vendos të tërhiqet nga gara
Ditët e fundit është folur për një pjesëmarrje në “Këngën magjike” edhe të këngëtarit të njohur Ylli Limani. Ai u mendua se do të vinte me një baladë por duket se planet kanë ndryshuar dhe Ylli Limani është tërhequr nga kompeticioni.
Pas konsultimeve me menaxherin, Ylli ka vendosur të tërhiqet pasi pjesëmarrja mund ta penalizojë këngën, në mesin e një gare shumë të fortë me emra të njohur të skenës. Vetë këngëtari nuk ka bërë asnjë prononcim për këtë fakt. Ai përmes rrjeteve sociale ka lajmëruar projektet e reja në Instagram.