Pas akuzave, Cristiano Ronaldo flet për herë të parë: E vërteta do të dalë shumë shpejt
Ditët e fundit futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo është bërë pjesë e një skandali, ku akuzohet për përdhunim. Është pikërisht modelja, Kathryn Mayorga, e cila e ka akuzuar sulmuesin e Juventusit se ai e kishte përdhunuar më vitin 2009 në një hotel në Las Vegas.
Por futbollisti më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen në një intervistë të dhënë së fundmi: “E di që jam shembull brenda dhe jashtë fushës. Gjithmonë qesh, jam njeri i lumtur. Luaj në një klub fantastik, kam familje fantastike. Kam katër fëmijë, jam i shëndoshë , kam gjithçka, andaj tjerat nuk më pengojnë. Nuk do të gënjej për situatën. Avokatët e mi janë të sigurt dhe sigurisht edhe unë. Kam njerëz që kujdesen për jetën time dhe sigurisht e vërteta gjithmonë del në rend të parë”, shprehet Ronaldo.