Mbërrijnë në Fiji, Meghan Markle dhe princi Harry duken të mahnitshëm
Pas udhëtimit me çarter, Meghan Markle dhe princi Harry kanë mbërritur në Fiji. Në momentin e mbërritjes koha nuk i ka favorizuar aspak duke e vështirësuar zbritjen e tyre dhe largimin drejt destinacionit të caktuar dhe kjo si pasojë e erës dhe shiut.
Meghan kishte veshur një fustan nga firma australiane Zimmerman, një kapelë të Stephen Jones, dhe një palë vathë të cilët ishin dhuratë nga Mbretëresha njëkohësisht dhe një byzylyk, dhuratë nga princi i Uellsit. Ndërsa Harry, një kostum ngjyrë gri.