Lajme

23 October 2018

Avril Lavigne: Kam qenë e sëmurë për dy vjet por në rrjetet sociale shtiresha si e lumtur

Avril Lavigne njihet për karrierën e saj të suksesshme muzikore me një numër të madh produksionesh të sukseshme muzikore. Por pati një periudhë shkëputjeje nga ana e këngëtares për shkak të betejës me sëmundjen e Lymes dhe vështirësitë që duhet të kalonte.

Por duket se gjithçka ka kaluar dhe tani Avril është mirë  madje ajo ka publikuar edhe këngën “Head above the water”, ku përshkruan ditët kur mendonte se do të vdiste. Gjatë intervistës së dhënë Avril ka pohuar se shumë shpesh është dashur të publikoj imazhe të lumtura në rrjetet sociale pavarësisht  faktit se ishte shumë e sëmurë.

“Isha në shtrat për dy vjet. Kam qenë duke pirë antibiotikë të llojeve të shumta. Doja të isha trimëreshë para të gjithëve, sepse nuk doja që sëmundja të ishte pjesë e identitetit tim. Sa më përmirësohej paksa gjendja, publikoja imazhe në Instagram dhe njerëzit mendonin se kam një jetë të përkryer”, shprehet këngëtarja.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com