“Ngrohëse për hundën” ideja më gjeniale për të pritur dimrin
Menjëherë sapo temperaturat fillojnë të ulen, nisim të nxjerrim të gjitha xhevahiret e dimrit, duke ia nisur me xhaketat, dorashkat, kapelet, e shumë të tjera. Mirëpo tani, do ju prezantojmë me një produkt që me siguri nuk e dini as që ekziston! Gjatë këtij dimri, duhet të kujdeseni shumë për të pasur një hundë të ngrohtë!
Po po, nuk e lexuat gabim, ju duhet fiks një “ngrohëse për hundën”.
Gjenitë e internetit kanë shpikur produktin që do të na shpëtojë nga hunda e ftohtë dhe e akullt, gjatë ditëve kur vendi ngrin. “Ngrohësja e hundës” është e punuar me dorë dhe lidhet krahas veshëve, e nëse jeni një person që ndiqni modën, mund ta zgjidhni edhe me printe kafshësh.