Elhaida Dani premton rikthimin në Shqipëri me një koncert të madh
Këngëtarja Elhaida Dani është duke shijuar suksese të mëdha jashtë vendit. Ajo performon rolin e Esmeraldës në musical-in “Katedralja e Parisit”, që së fundmi është shfaqur edhe në Kanada.
Por përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Elhaida njofton se ka përmbyllur me sukses të gjithë eksperiencën e saj jashtë vendit, por se ka ardhur koha që të këndojë në gjuhën shqipe. Ajo ka paralajmëruar se do të rikthehet në Shqipëri, për të realizuar një koncert për të gjithë shqiptarët.
“Mbrëmë ishte finalja e turnesë Kanadeze që zgjati 3 muaj. Ka qënë një eksperiencë e paharrueshme. E ndoshta ku i dihet, së shpejti do kthehem për një koncert të madh për të gjithë shqiptarët, dhe këtë herë do këndoj Shqip! Tani është momenti të kthehem në shtëpi. Faleminderit ”,shkruan Elhaida bashkëngjitur postimit të saj.