Fansat e kritikojnë për festën në supermarket, Chiara Ferragni detyrohet të kërkojë falje
Bashkëshorti i Chiara Ferragnit festoi 29- vjetorin e lindjes në një festë surprizë organizuar pikërisht në supermarket. Por gjithçka kaloi jashtë pritshmërive dhe nga entuziasmi dhe alkooli, të ftuarit filluan të luanin dhe shpërdoronin ushqimet. Kjo gjë nuk u pëlqye aspak nga fansat e tyre të cilët reaguan mjaft keq me komentet e tyre dhe e konsideruan si një “shuplakë ndaj varfërisë”.
Pas këtyre komenteve ishte i menjëhershëm reagimi i Fedez, i cili përmes një postimi në rrjetin social Instagram kërkoi falje për gjithçka ndodhi. Chiara filloi “të sulmohej” nga fansat në rrjetet sociale dhe më pas u detyrua të reagonte ndaj komentit të një fanseje duke shkruar:
“Më thuaj se ç’duhet të bëj tjetër, pavarësisht se kërkova falje dhe mbajta premtimin që dhashë. Më vjen keq shumë për të gjithë këtë urrejtje, por kam gabuar dhe marr përsipër të gjithë përgjegjësinë. Të gjithë gabojmë, kërkojmë falje dhe mësojmë leksionin. Të paktën unë e mendoj kështu”.