Lori Hoxha poston foto të ushqimit, ndjekësi e quan një veprim të ulët dhe të mërzitshëm
Lori Hoxha njihet për postimet e saj të shumta në rrjetet sociale ku vazhdimisht tregon edhe për jetën e saj dhe jep leksione për mënyrën si të vishesh me stil.
Së fundmi, ajo ka postuar edhe një foto ku zbulon ushqimet e saj të preferuara. Por diçka e tillë duket se nuk iu ka pëlqyer aspak fansave dhe janë të mendimit se Lori duhet më mirë të postojë vetëm foto të veshjeve të saj.
Një prej komentuesve shkruan: “Të lutem mos. Nuk e di por mendoj të postosh ushqim është diçka shumë e ulët dhe budallaqe (dhe shumë e mërzitshme). Në vend të tij mund të postosh disa veshje të bukura” .
Duket se mesazhi i ka bërë shumë përshtypje Lorit pasi e ka kthyer atë në temë diskutimi, teksa nuk bie aspak dakort me të: “Mua personalisht më pëlqen të di ku hanë njerëzit dhe çfarë është e mirë në një qytet të caktuar por nuk e di. Çfarë mendoni ju?”, shkruan Lori.