Dua Lipa i bën dedikimin romantik të dashurit të saj pas “arratisjes” romantike në Indi
Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Isaac Carew menduan të qëndronin larg vëmendjes së fansave për disa ditë dhe për këtë arsye menduan të zhvendoseshin drejt Indisë.
Për të qenë sa më larg gjithçkaje ata vendosën të mos përdornin telefon dhe as internet dhe prandaj çifti i ri vendosi të përdorë kameran për të fotografuar momente nga udhëtimi.
Por së fundmi, Dua ka vendosur të ndajë momente nga udhëtimi, ku shfaqet e veshur edhe me sarin, veshje karakteristike e femrave indiane.
“Kalova 2 javë në Indi me dashurinë time. Ishim në Rathambore, Jaipur, Jodhpur, Kerala dhe Goa duke provuar kulturën magjike, ushqimin dhe traditat e këtij vendi. Një udhëtim që kam dashur ta bëj për një kohë të gjatë dhe jam shumë e lumtur që e realizuam. Kam bërë pafund foto me kamera që të qëndroja larg telefonit dhe ta shijoja maksimalisht” ,shkruan Dua krahas fotove të publikuara.
Nuk kishte si mos komentonte dhe Isacc i cili shkruan: “Një gjë ishte më e bukur se Indiaa.. TI”.