Bebe Rexha ekspozon të pasmet e saj si Kim Kardashian dhe ndihet e lumtur me to
Bebe Rexha së fundmi, ka postuar një foto në rrjetin e saj social Instagram ku ekspozon të pasmet e saj bombastike.
Në mbishkrimin e fotografisë ajo shkruan se është e lumtur dhe kënaqur me format e saj trupore. Gjithashtu ajo thotë se nuk dëshiron të jetë një yll pop-i i dobët dhe adhuron së tepërmi format e kolme trupore. Në postimin e saj, ajo i bën thirrje shtëpisë së modes që të mos i dërgojnë më masa të vogla.
“Masa 8 dhe e lumtur. Gjithmonë kam dashur të jem një yll ‘pop’-i e dobët, po asnjëherë nuk do të jem ashtu. Pra për të gjithë dizenjatorët, mos më dërgoni kurrë masa si shembull. Nuk do të më bëjnë dhe unë nuk do të ndryshoj veten time që të më bëjnë. Punoni me mua dhe të pasmet e mia të mëdha. Me dashuri, Bebe”, shkruan këngëtarja.