Rudina Magjistari vë pikat mbi ”i” ! Ja çfarë i thotë Tunës
Në emisionin “Xing me Ermalin”, moderatori Ermal Mamaqi ka shtuar këtë sezon televiziv edhe rubrikën “Pyetje nga Rudina”, ky i pyet të ftuarit nëse kanë dëshirë të shkojnë në emisionin e pasditës në “Klan”.
Dhe e ftuara e rradhës, Tuna Sejdi, jo vetëm që nuk pranoi, por e argumentoi me tone tallëse, se nuk ka shkuar asnjëherë dhe do e shtyj këtë ftesë edhe për 10 apo 20 vitet e ardhshme të karrierës së saj.
Mëngjesin e së dielës, moderatorja Rudina Magjistari i është përgjigjur këngëtares me origjinë nga Shkupi, duke nënvizuar se ajo bën vetëm punën e saj prej 10 vitesh. Madje për Rudinën, Tuna është e mbushur plot me urrejtje në jetën e saj. Ndërkohë që në fund të shkrimit, moderatorja nuk nguron të kërcënojë edhe Ermal Mamaqin.
Në muajin maj 2018, Rudina Magjistari kishte të ftuar Robert Berishën, i cili zbuloi për herë të parë se nuk kishte komunikim me bashkëshorten e të vëllait, Tuna Sejdi.