Lajme

28 October 2018

Renato Mekolli: Do vazhdoj të jem ‘djalli’ në kuzhinë, e kush është zonja Tefta?!

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, iu përgjigj sot në renatomekolli.com të gjitha komenteve për show-n e famshëm të kuzhinës ‘Hell’s Kitchen’. Mekolli rrëfen për gazetarin Eraldo Rexho në rreshtat që pasojnë pritshmëritë e tij, që mesa duket janë plotësuar…

Mes shumë pyetjeve binte në sy njëra e cila ishte për zonjën Tefta ku para disa ditësh kjo e fundit kishte bërë një koment përsa i përket Renatos në kuzhinë dhe ai është përgjigjur në këtë mënyrë:

Zonja Tefta konkretisht…

Zonja Tefta? Po kush është Zonja Tefta? Se Zonja Tefta me sa di unë nuk është shefe kuzhine, është një personazh televiziv, që krihet bukur, që vë make up-in bukur, që i ka thonjtë e lyer, me byzylykë dhe gatuan bashkë me prezantuesen ose nëpër restorante të tjera me njerëz të njohur. Në qoftë se e ke fjalën për Zonja Teftën, komente të tilla nuk më interesojnë aspak sepse Zonja Tefta nuk e di se çfarë do të ndodhë brenda në një kuzhinë, nuk e ka idenë dhe këta njerëz mua nuk më interesojnë. Patjetër që mua më bezdis kur thonë kemi shumë merak sesi do të jetë e ardhmja e atyre që e kanë pasion këtë gjë dhe nëse do ndikoj negativisht për studimin e tyre në kuzhinë. Nëse ne presim nga një ‘reality show’ gatimi, – i cili të tregon se çfarë ndodh në një kuzhinë, tensionin, presionin për t’i bërë gjërat mirë dhe në kohë – që mos studiojnë për kuzhinë, atëherë më mirë mos shkojnë fare. Duhet të dinë dhe të jenë shumë të qartë të gjithë, që kjo gjë nuk është as shaka, as lojë. Ne kemi një problem shumë serioz që nuk ka profesionistë dhe duke qenë se nuk ka profesionistë, është bërë i gjithë ky lëmsh sa në çdo restorant që shkojmë themi që nuk hahet mirë. Patjetër që nuk hahet mirë, përderisa ne i përkëdhelim. Realiteti është ky që shikoni në “Top Channel” dhe në “Hell’s Kitchen”. Kujt i pëlqen le ta shikojë, kujt nuk i pëlqen të ndërrojë kanalin.

 

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com