Lajme

28 October 2018

Postoi foto e zhveshur me vajzën në krah, nuk mungojnë kritikat për Kim Kardashian

Kim Kardashian ka ditur gjithmonë që të tërheqë vëmendjen e mediave rozë me imazhet që i publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo është duke reklamuar koleksionin e ri të kozmetikës, ndërsa si pjesë e fushatës reklamuese ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale.
Në njërën prej tyre ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme, teksa në gjoksin e saj e ka mbështetur vajzën nëntëmuajshe, Chicago.
“Fëmija im ëngjëllor”, ka shkruar Kim në përshkrim duke përmendur më pastaj produktin e ‘KKWBeauty’.

Me këtë fotografi, 38-vjeçarja e reklamon produktin për hijen rozë për sy.
Fotografia ka marrë më shumë se 4.3 milionë pëlqime nga fansat e shumtë të saj në Instagram.

Mirëpo, krahas atyre që e kanë lavdëruar, ka pasur edhe të tillë që nuk u pëlqen një imazh i tillë.

Një grup kritikësh konsiderojnë se Kim e ka tepruar me këtë pozë dhe se është shembull i keq për fëmijët e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com