Meghan Markle paralajmëron të rinjtë për rrjetet sociale: Janë thjesht filtra, asgjë nuk është e vërtetë
Meghan Markle është kthyer në një nga zërat më të dëgjuar në Britani dhe njihet për fjalimet e saj inspiruese dhe aktivitetet që bën. Para se të martohej me princin Harry dhe të bëhej një dukeshë, Meghan ka qenë përdoruese e rrjeteve sociale.
Por së fundmi, ajo ka paralajmëruar gjithë të rinjtë e varur nga këto rrjetet dhe se largimi nga mediat sociale sipas saj është i rëndësishëm, pasi ‘like-t dhe kritikat, kalojnë përmes të njëjtit filtër dhe asgjë nuk është e vërtetë: “Të rinjtë e kanë shumë të vështirë. Ju shihni foto në rrjetet sociale dhe nuk e dini nëse ai/ajo ka lindur ashtu, apo është thjesht një filtër.”,thotë Meghan.