Nuk do t’ja dijë për moshën! Jennifer Lopez edhe njëherë tregon pse është më e mira
Padyshim që Jennifer Lopez nuk do t’ja dijë për vitet që ikin. Ajo edhe njëherë ka treguar se ato janë thjesht një numër për të. Së fundmi, Jennifer ka pozuar për “Instyle Magazine” dhe vërtet ka habitur me linjat perfekte trupore pa asnjë pike celuliti.
49-vjeçarja kishte veshur një fustan Valentino me temina në ngjyrë jeshile, i hapur në pjesën anësore, që i shfaqte të pasmet e ngritura dhe këmbët e tonifikuara.Për revistën ajo është shprehur se: “Unë nuk e kuptoja atë që po bëja isha thjesht vetvetja. Në familjen time, format e bëshme lëvdohen dhe janë pjesë e kultures”.