Justin Bieber preu flokët dhe fansat janë shumë të lumtur
Nuk e dimë çfarë e shtyu, Justin Bieber që të hiqte dorë nga flokët e gjatë por ai tashmë është kthyer në pamjen e tij të mëparshme. Foto e tij të para me flokë të shkurtër u postuan nga fansat, të cilët e fotografuan në Orlando te Disney World.
Më pas ishte vetë këngëtari, i cili postoi një foto në Instastory ku bën zyrtar ndryshimin e tij në pamje. Të menjëhershme ishin reagimet e fansave që nuk ngurronin të shprehnin entuziasmin e tyre. Një fans i tij shkruan: “Justin Bieber preu flokët dhe kjo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 2018-n!”