Pas ndarjes nga Ariana Grande, Pete Davidson ironizon propozimin që i bëri për fejesë
Para dy javësh, Ariana Grande dhe Pete Davidson habitën fansat kur vendosën të anulonin fejesën e tyre. Porn ë një prej episodeve të “Saturday Night Live”, Pete ka bërë humor me propozimin e tij. Ata kanë improvizuar një skenë ku Pete propozoi për martesë Maggie-n. Kjo i referohej pikërisht periudhës kur edhe pse kishte kaluar vetëm një muaj nga njohja me Arianën, Pete I propozoi asaj fejesë.
Gjatë emisionit Pete i drejtohet Maggie me fjalët: “Hej Maggie, unë jam Pete. Do të martohesh me mua?”dhe përgjigjja e saj ishte “Jo”. Me shaka më pas Davidson thotë se ky ishte refuzimi i tretë që merr pas ndarjes me Cazzie David dhe Arianën.
ɢᴇᴛ ᴇxᴄɪᴛᴇᴅ!@JonahHill hosts #SNL this week with musical guest @maggierogers! pic.twitter.com/RBtFmaAYth
— Saturday Night Live – SNL (@nbcsnl) November 1, 2018