Lajme

02 November 2018

Kim Kardashian kërkon falje publikisht për fjalën fyese…”Qëllimi im është i pastër ,më vjen keq”

Kim Kardashian ka kërkuar falje për përdorimin e fjalës ‘retarded’, (i vonuar) një fjalë kjo e konsideruar si e papërshtatshme ndaj komunitetit të nevojave të veçanta.

Ylli i reality show-t e përdori fjalën duke iu referuar miqve të saj, të cilët nuk arritën të kuptonin se Kim ishte veshur si Pamela Anderson në festën e Halloween-it.

“Dëshiroj të kërkoj falje për atë që thashë në një video të fundit që është e papërshtatshme dhe e pandjeshme ndaj komunitetit me nevoja të veçanta.

“Unë përpiqem të mësoj nga gabimet e mia dhe kjo është një nga ato raste. Ju lutem dijeni se qëllimi im është gjithmonë i pastër, dhe në këtë rast, ishte një gabim. Më vjen keq”.

Edhe pse nuk e njohën, 38 vjeçarja dukej shumë joshëse e veshur me një korse që i nxirrte në pah gjoksin, si Pamela në MTV Video Music Awards në vitin 1999.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com