Reklama e fundit publicitare e modeles Bar Refaeli, shkaktoi polemika të shumta në Izrael
Ka shkaktuar polemika të shumta spoti më i fundit publicitar që ka për protagoniste modelen e njohur, Bar Refaeli. Ajo ka promovuar markën e re të veshjeve “Hoodies. Spoti është transmetuar në stacionet kryesore në vend dhe njëkohësisht në Youtube por që menjëherë është përballur me kritika të shumta.Shumë nga komentuesit e konsideronin si një spot që nxiste racizmin.
Reklama zgjat rreth 20 sekonda dhe dhe fillon me një imazh të modeles e cila shfaqet e mbuluar me shaminë tradicionale të besimit islam, e cila mbulon pjesën më të madhe të fytyrës. Më pas në ekran shfaqet pyetja: “Irani është këtu”? dhe modelja më pas heq shaminë dhe del në pah veshja sportive dhe fakti se ajo nis të kërcejë. Gjatë kësaj kohe shfaqet shkrimi “liria është themelore” dhe në sfond dëgjohet një këngë që të fton të “thyesh zinxhirët”dhe të kërkosh gjithmonë lirinë.
Që në momentin e parë që modelja e publikoi reklamën u përball me një fjalor aspak të mirë nga ana e komentuesve dhe kjo e detyroi ta fshinte postimin. “Kjo është reklama më injorante dhe raciste që më kanë zënë sytë”, shkruante një komentues.
Por pavarësisht polemikave të krijuara, imazhi i Bar Refaeli është shfaqur në tabelat e qyteteve kryesore Izraelite dhe në gazetat lokale.